Autoritete policore kanë bërë me dije se në Crep të Ranillukut, pas një pune operative, është arrestuar i dyshuari, mashkull K/serb, i cili është i dyshuar për një rast të grabitjes.
Bëhet e ditur se me vendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, janë kontrolluar –bastisur shtëpitë e dy personave të dyshuar meshkuj K/serb, me ç’rast gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar:
Nga i dyshuari i parë, një karikator i armës AK47.
Nga i dyshuari i dytë dy revole model “CZ”, kal.9 mm, me dy karikatorë dhe 26 copë fishekë, dy fotrolla të revoles, dy brusha për pastrimin e armës, një fishek i pushkës M-48 dhe një karikator i zbrazët i revoles model i panjohur.
Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.