Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur sot konferencë për media ku ka treguar kronologjinë e rastrit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari, mosveprimet e Prokurorisë së Shtetit, Gjykatës Themelore, Gjykatës Speciale e sidomos prokurorit special Afrim Shefkiu, i cili për më shumë se tri vite e mbajti rastin dhe tani shkon në pension pa e përfunduar hetimin.
Pas arrestimit të aktivistëve, vendimin për hapjen e hetimeve kundër aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka dhënë prokurori Abdurrahim Islami, i cili pak kohë më vonë është pensionuar, e ka zbatuar urdhrin politik dhe e ka përfunduar misionin e tij në sistemin e drejtësisë.
Vendimin për arrestim e ka dhënë gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vehbi Kashtanjeva i cili po ashtu pak kohë më vonë është pensionuar, pasi e ka zbatuar urdhrin nga lart.
Rasti i hetimit të vdekjes së Astrit Deharit iu ngarkua në atë kohë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Metush Biraj, i cili është pensionuar.
Rolin kryesor në këtë rast e ka pasur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Sylë Hoxha, edhe ky tashmë i pensionuar.
“Rasti i vrasjes së Astrit Deharit është në duart e Prokurorisë Speciale për më shumë se 7 vite. Prokurori i rastit, Afrim Shefkiu pas dy dite do të pensionohet dhe për më shumë se tri vjet nuk ka bërë asnjë veprim, nuk e ka dhënë asnjë urdhër për hetime ndaj urdhërdhënësve, urdhërbartësve, ndaj zbatuesve dhe ndaj të gjithë atyre që kanë qenë të involvuar në rastin e vrasjes së Astrit Deharit”, tha anëtari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Sami Kurteshi.
Strategjia e Prokurorisë së Shtetit është e qartë: zvarritje e qëllimshme e rastit, bartje e rastit në kompetencë të prokurorëve para pensionimit e që e dorëzojnë stafetën e krimit njëri tek tjetri.
Fjala e anëtarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Sami Kurteshi në konferencë për media: