Gjykata e Apelit e Kosovës e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj babait i cili dyshohet se e ka mbytur djalin e tij në fshatin Karaqevë të komunës së Kamenicës.
Në këtë mënyrë, Apeli ka refuzuar ankesën e avokatit të tij mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 25.05.2018.
“G.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.4 , të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, pasi që me datë 24.05.2018, në mënyrë tejet të vrazhdë, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij të ndjerin L. B.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit./kallxo/