Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë vendim që të ndahen mbi 4 milionë euro për ndërmarrjen publike “Trepça”, pasi sipas tij minatorët s’kanë arritur që të sigurojnë pagat e tyre.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mërkurën.
“Për ndërmarrjet publike do të ndajmë 4 milionë euro dedikuar për mbështetjen ndaj Trepçës në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga nxehja e nxjerrë. Duket se ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, ka thënë Kurti.