Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur mbi çështjen e Urës kryesore mbi lumin Ibër.
Kurti ka thënë se hapja e kësaj ure është e drejtë dhe e nevojshme për të gjithë, shkruan teve1.info
“Hapjen e urës ne e konsiderojmë si një gjë të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë. I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, të cilat i kemi ndarë menjëherë dje me komandantin e KFOR-it në frymën e konsultimeve dhje koordinimit të vazhdueshëm që kemi”, tha Kurti.
Kurti deklaroi se do të vazhdojnë konsultimet dhe koordinimet me partnerët e Kosovës për hapjen e urës mbi Ibër.
“Qeveria e Kosovës dhe unë si kryeministër besojmë thellësisht se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë, shtetin. Do të vazhdojmë konsultimet dhe koordinimet me partnerët tanë”, tha Kurti.
Ai shtoi se hapja e urën nuk është kundër askujt e aq më pak ndaj partnerëve tanë.
“Hapja e urës nuk është kundër askujt e aq më pak partnerëve tanë Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë të hapura”, tha ai.
Tutje, Kurti shtoi se Kosova është shtet normal dhe se urat e saj duhet të jenë të hapura.