Betim Haxhimusa pritet të jetë zyrtarizimi i parë i Kampionit të Kosovës, Dritës.
Haxhimusa kalon te Drita nga rivali lokal, Gjilani duke nënshkruar kontrat tre vjeçare me skuadren e kaltërt gjilanase, shkruan futbollikosovar.com.
Por ‘futbollikosovar.com’, mëson nga burime pran klubit të Dritës, se Betim Haxhimusa pritet të prezantohet në ora 16:00, si futbollist i ri i kësaj skuadre.
Kujtojm se transferimi i Haxhimusës te Drita, ka hidhëruar tej mase tifozët e Gjilanit, Skifterat të cilët e kishin idollizuar tej mase ferizajasin.