Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Investime Kapitale, Blerim Murina, dhe zyrtarë nga kjo drejtori, kanë pritur në takim përfaqësues të operatorëve ekonomik.
Në këtë takim Kryetari Rahimaj ka nënshkruar kontratat me të cilat do të asfaltohen 140 rrugë të reja në vlerë 2 milion Euro.
“Afër 2 milionë euro nga buxheti komunal i kemi destinuar për shtrimin e 140 rrugëve lokale. Për herë të parë në histori të Komunës së Kamenicës, me buxhet tërësisht komunal bëhet një investim i tillë. Kontratat janë nënshkruar sot dhe së shpejti do të fillojë puna. Ashtu edhe siç jemi zotuar, ashtu edhe po punojmë”, ka thënë Rahimaj.