Sulmuesi i Gjilanit, Isa Eminhaziri i ka ndarë rrugët me Gjilanin.
Isa Eminhaziri nuk do të jetë më pjesë e klubit të Gjilanit dhe këtë e ka bërë të ditur vet futbollisti në rrjetin social Facebook, shkruan GazetaBlic
Eminhaziri nuk është largimi i parë i Gjilanit në këtë merkato, pasi para disa ditëve nga klubi i ‘Anamoravës’ janë larguar edhe disa super lojtarë si Betim Haxhimusa (Drita), Leotrim Bekteshin dhe Armend Gjilani (Prishtina).
Ja postimi i plotë i Eminhazirit:
“Faleminderit Gjilan, faleminderit Skifterat për kohën, faleminderit kryesi, bashkëlojtarë e tranjera për kohën që kemi kaluar bashkë. I urojë suksese klubit në vazhdimësi që sot rrugët tona ndahen më nuk jam pjesë e SC Gjilanit, respekt për të gjithë”, ka shkruar ai.