Ballkani është eliminuar në fazën e rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.
Djelmoshat e Ilir Dajës u mposhtën sonte përmes penalltive nga kampioni i Irlandës Veriore, FC Larne.
‘Portokallinjtë’ fituan ndeshjen 1-0 pas kohës së rregullt, duke çuar ndeshjen në vazhdime, megjithatë nga dështuan nga penalltia, duke i humbur tre nga katër penalltitë e ekzekutuara, teksa te Larne të katër futbollistët u treguan të saktë.
Kësisoj Ballkani dështon të kualifikohet në fazën e “play-off”, aty ku do të luante me Lincon Red Imps./GazetaSinjali/