FC Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj SC Gjilani me rezultat 3-1, në një ndeshje ku vendasit treguan efikasitet më të madh para portës.
Gjilani pati momentet dhe rastet e veta gjatë takimit, por skuadra nga Malisheva arriti t’i shfrytëzojë më së miri mundësitë e krijuara, duke siguruar tri pikë të vlefshme.
Me këtë fitore, Malisheva vazhdon të shkëputet në renditjen tabelare dhe forcon pozitat në garën për një vend që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm./Radio Star/

