Lista e fundit e publikuar nga UEFA, me pikët e mbledhura nga ndeshjet evropiane, ka rankuar skuadrën e Zekirija Ramadanit në vendin e parë.
Në vendin e parë bardhekaltërit arritën pas fitores së jashtëzakonshme ndaj Auda FC, me një përmbysje të madhe në tempullin Fadil Vokrri, shkruan Gazeta OLLE.
Drita arriti përmbysje në shtëpi, fitore e cila bëri që ‘Intelektualët’ të grumbullojnë 9.000 pikë në total, shifër më e larta nga të gjitha klubet shqiptare që kanë marrur pjesë në garat evropiane.
Gjithashtu, bardhekaltërit janë skuadra e vetme e mbetur në garat evropiane, duke u kualifikuar në Play Offs të Ligës së Konferencës.