Pas kualifikimit të FC Dritës në Play-off të Conference League, presidenti i klubit, Flamur Bunjaku, ka reaguar me një deklaratë emocionuese për të përgëzuar skuadrën dhe tifozët.
FC Drita siguroi këtë sukses pas një fitoreje dramatike ndaj Audan, me rezultat të përgjithshëm 3-2. Ndeshja e fundit u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe ishte një spektakël i vërtetë futbolli, me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve “Intelektualët”.
Në deklaratën e tij, Bunjaku vlerësoi lartë performancën e lojtarëve dhe angazhimin e stafit, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të tyre për arritjen e këtij suksesi historik.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për tifozët e klubit, të cilët, sipas tij, krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme që i dha një shtysë shtesë skuadrës gjatë 120 minutave të ndeshjes.
“Fitore drithëruese nga Drita e jonë dhe tani jemi në ‘Play-Off’ të Conference League. Faleminderit futbollistëve dhe stafit që dhanë gjithçka në fushë, derisa tifozët tanë të çmuar ‘Intelektualët’ që krijuan atmosferë të jashtëzakonshëm. Të bashkuar do të arrijmë gjëra të mëdha. Drita, krenaria e qytetit.
I juaji FB” shkroi Bunjaku.
Ky kualifikim është një moment historik për FC Dritën dhe tifozët e saj, të cilët tashmë presin me padurim përballjet e ardhshme në Play-off, duke shpresuar për një tjetër sukses që do të konfirmonte Dritën si një nga ekipet më të forta të rajonit.