Kenan Haxhihamza ka thirrur për vëmendje bashkëlojtarët e tij nga konferenca për shtyp në prag të duelit ndaj FC Ballkanit.
‘Gardiani’ i portës ka theksuar se janë përgatitur për sfidën ndaj suharekasve, ndërkohë që shpreson që do t’i gëzojnë tifozët.
“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Kemi qenë të fokusuar në disa drejtime, pasi që kundërshtari ynë luan në atë formë. Rrespektojmë maksimalisht ekipin rival, por në radhë të parë do të rrespektojmë vetën duke u futur në fushën e lojës, duke gëzuar vetën tonë, stafin dhe tifozët”, potencoi fillimisht Haxhihamza.
Ndër të tjerash ai ka theksuar se ambienti brenda dhe jashtë dhomave të zhveshjes është fantastik dhe se çdo futbollist po e shijon kënaqësinë e të qenurit në këtë klub.
“Ambienti është i mrekullueshëm dhe kjo falë stafit që po bën gjithçka për ne, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Çdo futbollist po e ndjenë dhe po e shijon kënaqësinë e të qenurit në këtë klub. Kjo na obligon neve që të japim edhe më shumë nga vetja dhe shpresojmë që do të reflekton edhe në ndeshje”, përfundoi Haxhihamza.