Pesë persona janë goditur nga rrufeja gjatë mesditës së sotme në Prevallë, ku një grua 64-vjeçare pasi gjendja e saj ishte e rëndë ka ndërruar jetë në spitalin e Prizrenit.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili njoftoi se viktima është nga komuna e Ferizajt.
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femer , 64 vjeçare ishte në gjendje më të rëndë, e njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, ka thënë Bytyqi.