Kolonat janë rritur në pikat kufitare në dalje të Kosovës. Ajo në Merdarë aktualisht është 1500 metra dhe qytetarët po presin deri në tri orë.
E ngarkuar del të jetë edhe ajo në Jarinjë.
Mërgimtarët po presin në këtë pikë deri në një orë, pasi kolona aty është 800 metra.
Për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë, qytetarët po presin deri në 40 minuta pasi kolona është 300 metra, ndërsa për të hyrë përmes këtij vendkalimi kufitar, pritjet janë deri në 10 minuta.
Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë, me pritje të zakonshme 3 deri në 5 minuta.