Njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në kuadër të angazhimeve për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe për të mbrojtur jetën e çdo pjesëmarrësi në trafik, ka filluar me implementimin e projektit të kësaj drejtorie ‘’Siguria e këmbësorëve për gjatë vendkalimeve të këmbësorëve dhe parandalimi i aksidenteve në trafik’’ në kuadër të së cilit duke i kushtuar rëndësi të veçantë respektimit të rregullave të trafikut, e sidomos në zonat e dedikuara për këmbësorët.
Me këtë rast janë shpërndarë edhe fletëpalosje me këshilla të bazuara në ligjin për rregullat në trafikun rrugor për kalim të rrugës në mënyrë të sigurte nga ana e këmbësorëve.
Vendkalimet e këmbësorëve janë të projektuar për të siguruar kalimin e sigurt të qytetarëve nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Për të parandaluar aksidentet në trafik dhe për të rritur sigurinë e këmbësorëve, kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë shenjat e trafikut dhe të respektojnë vendkalimet e dedikuara për këmbësorë. Po ashtu, i inkurajojmë këmbësorët që të përdorin gjithmonë vendkalimet e shënuara dhe të tregohen të kujdesshëm gjatë kalimit.
Njësite policore janë të angazhuara dhe kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në zonat më të frekuentuara për të siguruar zbatimin e rregullave dhe për të ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj shkelësve të mundshëm.
Ne besojmë se me bashkëpunimin e të gjithëve, mund të shmangim aksidentet dhe të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Ju lutemi që të respektoni rregullat e trafikut dhe të tregoni kujdes të shtuar, sidomos në vendkalimet e këmbësorëve.