Gazetari i sportit i Radio Televizionit Shqiptar, Ervin Baku ka nxitur reagime të shumta, pas një paraqitje të tij në një lidhje direkte në Euronwes Albania, i veshur me fanellën e Serbisë.
Menjëherë pas inkuadrimit në lidhje direkte, gazetari Thimi Samarxhiu e pyeti nëse kjo është një provokim, por ai mohoi të jetë një gjë e tillë.
“Baku, provokim apo jo bluza që ke veshur?”, ishte pyetja drejtuar nga Samarxhiu.
Gazetari i sportit Baku u mundua të arsyetojë këtë veprim, duke thënë se ai është një njeri që përpiqet të ndërtoj ura e jo të prish ura.
“Jo jo unë jam një njeri i sportit që kam luajtura futboll amator deri 18 vjeç e që sot luaj ping-pong dhe shah dhe e dua sportin e të gjitha vendeve. Çdo mëngjes kap një bluzë dhe nuk është provokim.
Sportin jugosllav dhe sportin serb e dua dhe mos të harrojmë që Shqipëria së shpejti do të organizoj kampionatin evropian të 21 vjeçarëve së bashku me Serbinë.
Jam njeri që përpiqem të ndërtoj ura dhe të mos prish ura, sidomos urat që janë të gatshme t’i hap e mos t’i mbyll”, deklaroi Baku.
Ndryshe në rrjetet sociale kanë shpërthyer reagimet e shumta ndaj gazetarit Baku, duke kritikuar ashpër veprimin e tij . /Telegrafi/