Drita ishte nikoqire e Audës nga Letonia në ndeshjen e kthimit, ku Intelektualët arritën kualifikimin në Play Off të Ligës së Konferencës.
Për këtë përballje, duhej një siguri më e madhe se zakonisht, duke parë tifozët e shumtë të Dritës, por edhe tifozët mysafirë që kishin udhëtuar për këtë përballje, shkruan Gazeta OLLE.
UEFA ka notuar me notën 9.4 kompaninë e sigurimit ‘Sig – Gladiator’ duke qenë mjaftë të kënaqur me sigurinë në stadium, të tifozëve dhe të lojtarëve, ku nuk ndodhi asnjë aksident.
’Aksidenti i ëmbël’ ishte hyrja e djaloshit të vogël në fushën e lojës, por këto gjëra vetëm se rritin dashurinë për lojën e bukur të futbollit.
Drita merr një tjetër lavdatë nga UEFA, për organizimin fantastik në detaje, në një ndeshje mjaftë të tensionuar, ku dy skuadrat kërkonin fitoren.
/Gazeta OLLE/