Një kryetar mashtrues dhe manipulues ndaj publikut i cili flet ndryshe, mendon ndryshe dhe vepron ndryshe, është demaskuar keq me rastin e ndërtimit të objektit të ri të Bashkësisë Islame në Gjilan.
Lojërat e ndyta të Alban Hysenit filluan duke tentuar që para Bashkësisë Islame t’a paraqiste PDK pengesë për ndërtimin e objektit tyre, saqë nënkryetares së komunës (sa ishte ende në PDK) znj.Bunjaku i kishte kërkuar që të pres në takim kryetarin e Bashkësisë Islame z.Naim Aliun për t’ia dorëzuar vendimin e datës 8 prill 2022 (shih kopjen e vendimit të urbanizmit) për pezullimin e lejes ndërtimore të objektit që kishte nisur së ndërtuari. Ky veprim i pamatur i saj, kishte krijuar një situatë tejet të rëndë dhe të pakëndshme me kryetarin e BI, sepse një ditë më parë ne si PDK i patëm dhënë përkrahjen kryetarit të Bashkësisë Islame për ndërtimin e këtij objekti.
Pak ditë më vonë, Drejtoria e Inspeksionit me urdhër të kryetarit të komunës së Gjilanit, ka nxjerrë vendim për ndërprerjen e punimeve në objekt (shih kopjen e vendimit).
Më 23 Shtator 2022 Gjykata e Apelit Prishtinë nxjerrë aktvendim duke i dhënë të drejtë ankesës së Bashkësisë Islame, kundër Gjykatës Themelore në Prishtinë. Dhe pastaj ka vazhduar ndërtimi i objektit sipas lejes ndërtimore.
Ndërsa Drejtoria e Urbanizmit dhe drejtori i përgjumur dhe tendencioz ndaj këtij rasti, tek pas 6 muajsh, më datë 08 mars 2023 nxjerr vendim për shtyerjen e vendimit të saj, të datës 08 prill 2022 për pezullimin e lejes ndërtimore.
Por loja e ndytë e Alban Hysenit vazhdon ende edhe sot, duke sjellë propozimin e tij (në mesin e 16 vendimeve “të paligjshme”) në Kuvendin Komunal që ka të bëjë tani për anulimin e vendimit të kohës së qeverisjes së LDK-së për revidimin e pjesshëm të planit rregullues që kishte të bënte për objektin e ri të Bashkësisë Islame. Në anën tjetër e akuzon PDK se nuk po ia voton kërkesën e tij, e që është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë. (Shih kopjen e kërkesës dhe vendimit).
Kryetari i komunës në asnjë rast të vetëm deri tani nuk ia ka qëlluar, asnjë proces gjygjësor komuna e Gjilanit nuk e ka fituar karshi palëve kontestuese. Mjerimi institucional në Gjilan si pasojë e një kryetar kinse jurist me profesion, por realisht po del që profesioni tij të jetë një mashtrues e manipulues.
Në prapaskenë të këtyre lojërave të tij, kishte ndërhyrë edhe ministri Aliu dhe personalisht kryeministri i Kosovës z.Kurti, për këtë rast pas intervenimit të kryetarit të Bashkësus Islame të Kosovës z.Tërnava, për t’i ndalur lojërat e ndyta të Alban Hysenit.
Prandaj, ky kryetar komune është mirë të ikë sa më parë nga udhëheqja e stërkequr e Gjilanit dhe t’i hap rrugë zgjedhjeve lokale bashkë me ato nacionale të datës 9 shkurt 2025.