Ka dhënë dorëheqje drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit Dr. Ruzhdi Kadriu.
Dr. Ruzhdi Kadriu ka kërkuar të lirohet nga detyra e drejtorit klinik në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, shkruan Gazeta Shneta.
Kadriu e ka konfirmuar dorëheqjen për Gazetën. Ai ka thënë se kërkesa e tij për t’u liruar nga detyra ka ndodhur për arsye personale dhe familjare.
Dorëheqjen e Kadriut e ka konfirmuar edhe drejtori ekzekutiv i Spitalit të Gjilanit Arsim Emini.
“Po ka kërkuar të lirohet nga detyra për arsye të vetat personale”, ka thënë Emini. Ai ka treguar se në vend të tij është emëruar Dr. Agron Leka, kardiolog.