Ardian Nuhiu, trajner i Gjilanit, Ilir Daja, trajner i Ballkanit Foto: SC Gjilani
SC Gjilani është një prej klubeve që muajt e fundit është duke u organizuar mjaftë mirë.
Të kuqt e Anamoravës kanë investuar jo vetëm në futbollistë kualitativ, por në trajner e staf tenik, sikurse edhe në aspektin mediatik të skuadrës, njofton Klankosova.tv.
Në dy javët e para të kampionatit të ri, “Skifterat” luajtën ndaj dy ekipeve që edicionin e kaluar ishin mbi të gjithë. Fillimisht në Podujevë ndaj Llapit, e më pas si nikoqir kundër Ballkanit.
Edhe pse në fushën e blertë gjatë 90 minutave ishin rivalë të padiskutueshëm, para dhe pas atij ballafaqimi, të dy trajnerët e njohur, Ardian Nuhiu i Gjilanit dhe Ilir Daja i Ballkanit, u përshëndetën ngrohtë, duke u përqafuar e duke komplimentuar njëri-tjetrin për përgaditjen e ndeshjes.
Një moment të tillë, Gjilani u kujdes ta shkëpus dhe ta postojë në faqen e tyre zyrtare në facebook, duke përçuar mesazh të fuqishëm se si duhet të ndërtohen raportet në futbollin e Kosovës, raporton Klankosova.tv.
“Gjithçka është vlerë e respekt”, shkruhet në përshkrimin që skuadra gjilanase ia bëri fotografisë së postuar.