Mefail Bajqinovci, deputet i Vetëvendosjes përmes një statusi në Facebook ka thumbur kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Bajqinovci ka shkruar se Haradinaj është demantuar dy herë nga amerikanët.
“Ramushin në pak muaj e kanë demantuar ambasadori i ShBA në Kosovë dhe CIA amerikane. E ky ende mbahet me amerikanë!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se ditën e parë që shefi i CIA-s, William Burns, qëndroi në Kosovë takoi presidenten Vjosa Osmani dhe nuk u takuar me kryeministrin Kurti. Kjo bëri që Haradinaj të thotë se shkaku i bllokadës nga Amerika, shefi i CIA-s nuk e takoi Kurtin.
Por në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, shefi i CIA-s takoi edhe kryeministrin Kurti