Në vazhdën e nënshkrimit të kontratave me futbollistët, Drita së fundmi e ka bërë një gjë të tillë edhe me mesfushorin, Haxhi Neziraj.
Lojtari nuk ishte në mesin e atyre që vazhduan me klubin e që u prezantuan dje. Mirëpo, vetëm një ditë më pas, Neziraj ka vazhduar bashkëpunimin me klubin, shkruan Gazetasheshi.com.
Kësisoj, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit gjilanas së paku edhe një vit, teksa synimet mbeten të njëjta, titulli i kampionit dhe Kupa.