Po vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova.
Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë janë regjistruar pritjet deri në një orë, kurse kolonat deri në 300 metra.
Në pikën tjetër kufitare, atë të Dheut të Bardhë janë shënuar pritjet deri në 30 minuta me kolona deri në 100 metra.