Ekonomisti i Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagën Minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat vjetore për të hyrat personale.
Arben Mustafa i PDK-së ka thënë se qeveria e paska bërë një “ndryshim simbolik”.
Sipas tij, tani idividët me të hyra të tatueshme prej 500 euro, do t’i kenë në llogari 6.80 euro shtesë.
“Në 4 vite qeverisje, kjo është reforma fiskale e kësaj qeverie dhe masa e vetme lehtësuese kundrejt rritjes së kostos së jetesës, 6.80 euro shtesë”, ka shkruar mes tjerash Mustafa.
Postimi i plotë:
Qeveria e paska bë një ndryshim simbolik të politikës fiskale, përmes ndryshimit të shkallëve të tatimit në të ardhura personale.
Individët me të hyra të tatueshme prej 500 euro, tani do ti kenë në llogaritë e tyre 6.80 euro shtesë.
Pra, në 4 vite qeverisje, kjo është reforma fiskale e kësaj qeverie dhe masa e vetme lehtësuese kundrejt rritjes së kostos së jetesës, 6.80 euro shtesë!