Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar për ndryshimin e shkallëve të tatimit për të ardhurat personale.
Ndërsa, Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se të gjithë të punësuarit do të paguajnë më pak tatim.
Lidhur me këtë ka reaguar Arben Mustafa, koordinator për financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së.
Sipas tij Qeveria ka bërë një ndryshim simbolik të politikës fiskale.
“Individët me të hyra të tatueshme prej 500 euro, tani do ti kenë në llogaritë e tyre 6.80 euro shtesë. Pra, në 4 vite qeverisje, kjo është reforma fiskale e kësaj qeverie dhe masa e vetme lehtësuese kundrejt rritjes së kostos së jetesës, 6.80 euro shtesë!”, shkruan ai.