Komuna e Gjilanit, përmes kryetarit të saj Alban Hyseni, kanë bërë ankesë ndaj OSHP-së, për shfuqizimin e vendit të saj për anulimin e tenderit për Renovimin e Stadiumit të Qytetit shkruan Radio Star.
Më tutje thuhet se ky vendim për anulimin e aktivitetit të prokurimit është nxjerrë në kundërshtim me gjendjen faktike dhe dispozitat ligjore te aplikueshme. Sepse në bazë te rrethanave të rastit konkret, paneli shqyrtues ka marrë nje vendim që nuk eshtë i mbështetur në gjendjen faktike dhe në dispozitat juridike të parapara me legjislacionin për prokurim publik dhe kjo situate sjell nje moszbatim te drejtë te ligjit dhe nje keqvlerësim të qështjes juridike ne fjale.
Nga Komuna e Gjilanit, thonë se se oferta e Operatorit Ekonomik ankues, N.N.P. “Euro Construction”, nuk kishte plotësuar kushtet themelore administrative
Komuna e Gjilanit kërkon nga Bordi i OSHP-së që të anulojë vendimin për anulimin e aktivitetit të prokurimit dhe ri-tenderimit të projektit “Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit” dhe janë të bindur se ky vendim është i pabazuar dhe në kundërshtim me ligjin dhe provat e plota të paraqitura në këtë rast.