Ndeshja mes Dritës dhe Legia Warszawa në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës ka ngjallur interes të madh nga tifozët e të dyja skuadrave.
Mbi 7 mijë bileta janë shitur për këtë ndeshje të rëndësishme, duke treguar se stadiumi do të jetë plot me tifozë, shkruan Gazeta OLLE.
Kjo ndeshje pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbolli, me një atmosferë elektrizuese dhe mbështetje të zjarrtë nga të dyja palët.
“Intelektualët”, grupi i njohur i tifozëve të Dritës, janë të gatshëm të krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme për të mbështetur ekipin e tyre në këtë përballje të vështirë.
Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për tifozët që të tregojnë përkrahjen e tyre për ekipin dhe të nxisin lojtarët për të dhënë maksimumin në fushë.
Nga ana tjetër, tifozët e Legia Warszawa gjithashtu do të jenë të pranishëm për të mbështetur ekipin e tyre. Legia, një klub me traditë të gjatë dhe me një bazë të madhe tifozësh, gjithmonë ka pasur mbështetje të fortë nga tifozët e saj, pavarësisht se ku luajnë.
Me një numër kaq të madh tifozësh të pranishëm dhe me mbështetjen që secila skuadër do të marrë nga tifozët e saj, pritet një ndeshje e fortë dhe e luftuar.