Pas largimit nga FC Drita, Yll Ibrahimi ka gjetur vend startues te skuadra e SC Gjilanit, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në ndeshjet e fillimit të kampionatit të ri nën drejtimin e trajnerit Ardian Nuhiu shkruan Radio Star.
Performanca e tij e jashtëzakonshme ka bërë që Ibrahimi të marrë një ftesë për grumbullimin e radhës me përfaqësuesen e Kosovës U21.
Kjo është një mundësi e rëndësishme për Ibrahimin për të kontribuar në sukseset e ardhshme./radiostar/