Ka vdekur afaristi i njohur dhe humanistin, Mustafë Shala shkruan Radio Star
Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Luan Aliu.
Telegram ngushëllimi:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit, afaristit të shquar, e mbi tẽ gjitha humanistin, Mustafë Shala.
Përveç sukseseve si afarist dhe kontributit të tij në zhvillimin ekonomik të qytetit, Mustafën do ta kujtojmë gjithmonë si një aktivist politik e shoqëror, mik të mirë e punëtor të dalluar.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.