Sot do të zhvillohet takimi mes Dritës dhe Ferizajt, duel ky që do të përmbyll xhiron e katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Për shkak të angazhimeve të gjilanasve në arenën evropiane, u desh që ndeshjet e para të tyre në elitën e futbollit kosovar të shtyheshin.
Ferizaj në anën tjetër që tashmë ka zhvilluar tri ndeshje, ka një bilanc prej një fitore, një barazimi dhe një humbjeje dhe mban pozitën e shtatë në tabelën e klasifikimit.
Së fundmi ata u ndeshën me Prishtinën, ku pësuan humbje me rezultat 3-1 andaj synojnë t’i rikthehen rezultateve pozitive.
Ndeshja mes Dritës dhe Ferizajt do të nis me fillim nga ora 16:00