Armend Thaqi, një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit kosovar, pritet të prezantohet si lojtar i Gjilanit brenda 24 orëve të ardhshme.
Pas një karriere të suksesshme me Ballkanin, ku ai ndihmoi ekipin të shpallej tre herë kampion dhe të kualifikohej në grupet e Ligës së Konferencës, Thaqi pati një përvojë më të vështirë në CFR Cluj në Rumani, shkruan Gazeta OLLE.
Me vështirësitë që përjetoi atje, Gjilani shfrytëzoi situatën për të siguruar shërbimet e tij, duke mposhtur interesin e Suharekës dhe Prishtinës.
Transferimi i tij te “Skifterët” pritet të bëhet zyrtar së shpejti, sipas burimeve pranë klubit ka mësuar OLLE.