Përfaqësuesit e SBAShK-ut në takim me shefen e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Përfaqësuesit e SBAShK-ut në takim me shefen e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Përfaqësuesit e SBAShK-ut janë takuar me shefen e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
SBAShK-u përmes një komunikate ka bërë të ditur se kryetari Rrahman Jasharaj në fillim të këtij takimi ka treguar për kërkesat dhe detyrat konkrete që kanë dalë nga takimi i 30 gushtit me kryetarët e kuvendeve komunale të sindikatave të universiteteve.
Ai ka shtuar në kuadër të angazhimeve kanë dërguar kërkesë zyrtare kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci, që në mënyrë urgjente të ngritet vlera e koeficientit të pagave për së paku 30 për qind
Kjo, sipas SBAShK-ut duhet të vlejë që nga muaji shtator i këtij viti dhe të realizohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kthimin e vlerës prej 0.5 për qind edhe për 15 vitet e para të përvojës së punës, përcjell Klankosova.tv.
“Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm, z. Ymer Ymeri, e ka njoftuar shefen e Grupit parlamentar, znj. Kusari Lila edhe me angazhimet e bëra lidhur me përgatitjen e draftit të Kontratës Kolektive të Arsimit”.
“Po ashtu, u diskutua edhe për nismën qytetare për mbledhjen e numrit të duhur të nënshkrimeve për t’ia drejtuar deputetëve që të bëhen përmirësime në ndryshimet e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, gjegjësisht që të kthehet pika 6 e nenit 8, e cila arsyeshëm ua njihte vitet e 90-ta si vite kontributpaguese, e po ashtu që si vite kontributdhënëse të njihet e tërë koha nga janari i vitit 1990 e deri në gushtin e vitit 2002, kur ka filluar të funksionojë Trusti Pensional. SBASHK ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të VV-së që ta votojnë këtë kërkesë, e po ashtu të ndihmojnë për dialog e negociim me MASHTI-n lidhur me Kontratën Kolektive të Arsimit”.
“Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, ka kërkuar që çështja e iniciuar për Ligjin e Skemave Pensioanle të financuara nga shteti t’u dërgohet edhe me shkrim, duke u shprehur se do të angazhohen edhe për dialogun lidhur me Kontratën Kolektive të Arsimit. Në këtë takim është biseduar edhe për çështje të tjera në arsimin e Kosovës. Në këtë bashkëbisedë, kontribut kanë dhënë edhe deputetet znj. Arjeta Fejza, znj. Arjeta Rexhepi dhe deputeti Ardian Gola”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.