Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, si dhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin morën pjesë në përurimin e shkollës së re “Musli Dumoshi” në fshatin Dumosh dhe “Ali Hadri” në fshatin Obranqë.
Vlera financiare e shkollës “Musli Dumoshi” që u përurua sot është mbi 584 mijë euro, derisa afër gjysmë milionë euro të tjera u investuan në shkollën “Ali Hadri”, e cila ka filluar të ndërtohet në shtator të vitit 2022.