Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përfundojë në burg për korrupsion.
Haradinaj thekson se janë nënshkruar qindra tenderë njëburimor në mënyrë të vazhdueshme dhe e konsideron këtë si një arsye për të besuar se Kurti do të ndjekë një fat të ngjashëm.
Ai po ashtu ka kritikuar Kurtin për mbrojtjen e të korruptuarve, duke thënë se edhe në rastet e aktakuzave, Kurti ka mbështetur ata që janë të akuzuar për korrupsion, përkundër mbrojtjes së prokurorëve.
“Po ky ka me përfundu në burg për korrupsion. Jam i bindur që Albin Kurti ka me përfundu në burg për korrupsion sepse në vazhdimësi, s’është vetëm një tender një burimor, por janë qindra tender burimor. Albini po i mbron edhe të korruptuarit. Ka me përfundu në burg për korrupsion”, ka thënë Haradinaj në FRONTAL të T7.