Komuna e Gjakovës ka nënshkruar sot kontratë me një konsorcium ekonomik, fitues të tenderit për ndërtimin e tribunës perëndimore të Stadiumit të Qytetit, në vlerë afër katër milionë euro.
Konsorciumi që do ta ndërtojë tribunën perëndimore të Stadiumit të Qytetit në Gjakovë kryesohet nga “Fidani L Sh.p.k”, një kompani ndërtimore me bazë në Deçan, oferta e së cilës u përzgjodh fituese në bazë të kriterit për tenderin e përgjegjshëm me çmimin më të ulët.
Sipas njoftimit në platformën e-prokurimi të autoritetit kontraktues, pra Komunës së Gjakovës, kohëzgjatja e punimeve është caktuar të jetë 36 muaj.