Radio Star, një nga zërat më të njohur të rajonit të Anamoravës, ka arritur një sukses të madh duke grumbulluar afër 2 milionë dëgjime në platformën Shkabaj, e cila është e dedikuar për radiot shqiptare.
Ky sukses vjen si rezultat i angazhimit të pandërprerë të stafit të Radios Star për të ofruar përmbajtje cilësore, informative dhe argëtuese për publikun e gjerë.
Platforma Shkabaj, një nga më të përdorurat për radiot shqiptare në mbarë botën, ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e Radios Star dhe në lehtësimin e qasjes së dëgjuesve nga diaspora.
Përmes kësaj platforme, Radio Star ka zgjeruar ndjeshëm audiencën e saj, duke sjellë më afër shqiptarët kudo që ndodhen.
Ky sukses i Radios Star reflekton besimin dhe dashurinë që dëgjuesit kanë ndaj nesh, e cila vazhdon të jetë burim i besueshëm për lajmet, kulturën dhe argëtimin në Anamoravë dhe më gjerë.
Me rritjen e vazhdueshme të dëgjueshmërisë, Radio Star po shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të mëtejshëm të ndikimit të saj, duke treguar se zëri i Anamoravës po dëgjohet me krenari edhe përtej kufijve të Kosovës.
Përfaqësuesit e Radios Star kanë falënderuar dëgjuesit e tyre për mbështetjen dhe premtuan vazhdimin e përkushtimit për të ofruar përmbajtje cilësore që reflekton interesat dhe nevojat e komunitetit shqiptar.