Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur seancën e radhës, ku u miratuan disa propozime të rëndësishme për qytetarët.
Nazim Gagica, shprehu kënaqësinë e tij për aprovimin e propozimeve të tij për bartjen e mjeteve buxhetore për rritjen e pagave të punëtorëve të tregut, projektin e varrezave të dëshmorëve, si dhe mbështetjen për Shoqatën Hendikos, Shoqatën e të Verbërve dhe Shoqatën “Pema”.
Gagica falënderoi grupet e këshilltarëve nga LDK, PDK dhe VATRA për mbështetjen e plotë, duke premtuar vazhdimin e përkrahjes për projekte që ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarët e Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
Jam i lumtur që propozimi im për bartjen e mjeteve buxhetore për rritjen e pagave të punëtorëve të Tregut, projekti i varrezave të dëshmorëve, kërkesës së Shoqatës Hendikos, Shoqatës së të Verbërve dhe Shoqatës “Pema”, u miratua sot në seancën e pestë të Kuvendit Komunal në Gjilan, me mbështetjen e plotë të Grupit të Këshilltarëve nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës dhe VATRA.
Aleanca do të përkrah dhe mbështes fuqishëm edhe bartjen e mjeteve financiare për të gjitha projektet që janë në shërbim të kategorive të shoqërisë dhe të atyre që kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Gjilanit.