Partia Demokratike e Kosovës ka treguar se ka analizuar në detaje propozimin e kryetarit të komunës për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2023 dhe ka arritur në përfundimin se ky buxhet është i parealizueshëm.
Dështimet e mëdha në procedurat e projektimit, kontraktimit dhe realizimit të projekteve, veçanërisht atyre kapitale, kanë qenë të dukshme edhe në vitin e kaluar.
Nga PDK kanë thënë se do të paraqesin faktet lidhur me këto dështime dhe me planifikimin buxhetor të viteve 2023 dhe 2024, si dhe bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2022.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar këshilltar.
Të respektuar të pranishum.
Më lejoni që në emër të grupit të këshilltarëve të PDK-së ta paraqes para jush qëndrim e grupit ,lidhur me bartjen e mjeteve vetanake 2023 në 2024:
Partia Demokratike e Kosovës e ka analizuar dhe shqyrtuar propozimin e kryetarit të komunës për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2023 dhe ka konstatuar e vlerësuar se ky buxhet i propozuar për bartje është i parealizueshëm, si pasojë e dështimeve të mëdha në realizimin e procedurave të projektimit, kontraktimit dhe ekzekutimit të projekteve, sidomos atyre kapitale, gjë është e dëshmuar edhe në vitin e kaluar, për të cilat do të paraqesim faktet tona lidhur me planifikimin e buxhetit 2023 dhe 2024 dhe me bartjen e mjeteve buxhetore të vitit 2022 në vitin 2023.
1. Në vendimin e Kuvendit Komunal të vitit 2023 për bartjen e mjeteve buxhetore nga të hyrat vetanake të 2022, janë votuar nga PDK këto propozime të kryetarit të komunës
– 187,049 euro për projektin e infrastrukturës nëntokësore në rrugën Adem Jashari
– 800,000 euro për projektin e rrugës Hamdi Kurteshi, nuk ka nisur fare në vitin e kaluar
– 26,000 euro për projektin e ndërtimit të ambulantës në fshatin Uglarë
– 100,000 euro për projektin e objektit të zjarrfiksave
– 20,000 euro për blerjen e veturës për QKMF, nuk është realizuar fare në vitin 2023
– 30,000 euro projekti i ndërtimit të tregut për fermerët tek bunari i Përlepnicës
Pra për këto projekte ju z.kryetar i keni propozuar Kuvendit Komunal që nga bartja e mjeteve të vitit 2022 të ndahet buxhet në vlerë prej rreth 1.2 milion euro, por asnjë euro nga këto nuk i keni shpenzuar dhe projektet kanë dështuar të realizohen brenda vitit 2023.
2. Miratimi i buxhetit për vitin 2024 është bërë edhe me votat e propozimet e PDK-së dhe partive tjera opozitare, për projekte që janë tepër urgjente për qytetarët e Gjilanit dhe ju si kryetar i komunës nuk e keni kryer punën tuaj dhe nuk e keni respektuar dhe zbatuar marrëveshjen për projektet tona, si psh;
– Për buxhetin në vlerë prej 320,000 euro për projektin tonë të propozuar për ndërtimin e rrugës për te varrezat e reja të qytetit në fshatin Shillovë, ju fare nuk keni bërë asnjë hap në këtë drejtim, ndërsa gjendja është e jashtëzakonshme në varrezat aktuale të qytetit.
– Për buxhetin në vlerë prej 340,000 euro për projektin tonë të propozuar për asfaltimin e rrugës Malishevë-Vërbicë e Kmetocit, ende nuk është kontraktuar operatori ekonomik dhe gjasat për me u realizu në këtë vit janë fare të vogla.
– Për buxhetin në vlerë prej 200,000 euro për projektin e funksionalizimit të fshatit të lumtur, asnjë veprim nuk e keni bërë si kryetar i komunës.
– Për buxhetin në vlerë prej 300,000 euro për vazhdimin e rregullimit të platos mbi lumin Mirusha, që ju si kryetar komune asnjë punë të vetme për këto tri vite nuk e keni bërë
– Poashtu për projektet tjera të buxhetuara për këtë vit janë këto;
– Për projektin e ndërtimit të ambulantës në lagjen Fidanishte në vlerë prej 160,000 euro, asnjë veprim nuk është bërë nga ana juaj z.kryetar i komunës
– Për projektin e ndërtimit të shtëpive të komunitetit për persona të moshuar, është ndarë buxhet nga qeveria e Kosovës në vlerë prej 386,105 euro dhe asnjë veprim dhe asnjë punë më të voglën nuk e keni bërë në këtë drejtim.
– Për zbatimin e vendimit të Kuvendit Komunal për menaxhimin e parkingjeve të qytetit nga ana e NPL Stacioni i Autobusëve, e të propozuar personalisht nga ju kryetar, e keni bllokuar këtë projekt vetëm për inate tuaja politike.
– Ka edhe dhjetëra projekte tjera të planifikuara në buxhetin komunal, por të cilat nuk jeni në gjendje dhe të aftë për ti realizuar ato.
– Rasti i stadiumit të qytetit ku ministria ia ka marr kompetencat komunës së Gjilanit është tejet e rëndë dhe fyese për qeverisjen tuaj por edhe për qytetarët dhe tifozët e ekipeve Gjilanase.
Marr parasysh të gjitha këto projekte të planifikuara në buxhetin komunal në vlerë prej mbi 2.9 milion euro dhe paaftësinë e ekzekutivit dhe qeverisjes tuaj për ti zhvilluar procedurat e projektimit, tenderimit dhe realizimit.
Ne e vlerësojmë dhe e konstatojmë se për të gjitha këto dështime krye fajtor jeni ju kryetar.
Kot e keni dhe provoni që ta fajësoni Kuvendin Komunal për bllokim të projekteve. Sepse për asnjë projekt të lartëcekur por edhe për projekte të tjera, nuk është askush pengesë, përveç mos punës dhe paaftësisë tuaj në qeverisje.
PDK nuk e përkrah këtë propozim për bartje të mjeteve buxhetore dhe nuk do ta votojë përderisa të realizohen këto kërkesa nga ekzekutivi këto veprime;
1. Hartimi i të gjitha projekteve që janë të buxhetuara në këtë vit, zhvillimin e procedurave të tenderimit dhe kontraktimin e projekteve të buxhetuara në vitin 2024
2. Raportimin në Kuvendin Komunal nga ana e kryetarit për të gjitha projektet e pa nisura këtë vit.
3. Kthimin e të gjitha përgjigjeve të cilat PDK u dërgon me shkrim, e për muaj të tërë ju nuk i trajtoni kërkesat tona për qasje në dokumente publike
4. Raportimin financiar 6+2 mujor të vitit 2024
5. Ndarjen e bursave për studentët
6. Zbatimin e vendimit të Kuvendit Komunal dhe ekzekutimin e pagesave për subvencionimin e shoqatave për personat me aftësi të kufizuara
7. Miratimin e vendimit nga ana e Kuvendit Komunal për rritjen e pagave për punëtorët e NPL Tregut, sepse ju kryetar keni bërë shkelje ligjore në muajin shkurt, duke anashkaluar vendimarrjen nga Kuvendi.
8. Zbatimin e vendimit të Kuvendit Komunal për menaxhimin e parkingjeve të qytetit
9. Sjelljen e PZHK-së për miratim nga ana e Kuvendit Komunal, sepse si pasojë shumë projekte madhore për gjilanin nuk po mund të nisin, e urgjente janë varrezat e qytetit.
10. Shqyrtimin e të gjitha 16 vendimeve (një nga një) të paligjshme nga ana e Kuvendit Komunal
Andaj ne si PDK, jemi të vendosur dhe përcaktuar që pa realizimin e këtyre kërkesave nuk do ti marrim aspak seriozisht kërkesat dhe propozimet tjera që vijnë për miratim nga ana e kryetarit të komunës.