Kosova realizoi një fitore të thellë ndaj Qipros me rezultatin bindës 4-0, duke rikthyer shpresat për një përformancë të lartë në garat ndërkombëtare.
Përballja, e zhvilluar në AEK Arena, ishte dominuese për ekipin e Kosovës që e përmbylli ndeshjen me një performancë të shkëlqyer në të gjitha fazat e lojës.
Ky triumf vjen si një lehtësim pas disfatës së hidhur ndaj Rumanisë, dhe skuadra e Kosovës reagoi fuqishëm duke bërë që tifozët të festojnë një nga fitoret më mbresëlënëse të kohëve të fundit.
Pas fitores, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi me entuziazëm në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e tij për ekipin kombëtar dhe duke vlerësuar lojtarët për përkushtimin e tyre. Ai shkroi: “4-0 kundër Qipros. Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë dhe një më shumë për ata që besuan. Lojtarët tanë shkëlqyen sonte!”