Fatmir Humolli dhe Albin Kurti
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në terren, ata kanë qenë të interesuar vetëm me i çu në shtëpi ish pushtetarët.
Prandaj, sipas tij me Albin Kurtin ka përfunduar tranzicioni politik.
“Me Albin Kurtin ka përfunduar tranzicioni politik. Ka mundësi Albin Kurti nesër me u bë më i miri, por në vizion politik, qytetari ka me ofru në përputhje me vizionin politik. Qytetarët në zgjedhjet e kaluara nuk kanë votu për vizion politik, kanë votu veç me ndërru qeverisjen. 99% e votuesve janë kanë veç me i çu këta në shtëpi, nuk janë kanë për me pa programin…”, tha deputeti Humolli në Pressing të T7.
“Qytetarët kanë thanë neve po na intereson me i rrëzu këta të tjerët”, tha Humolli.