125 familje jetimësh u ndihmuan për nder të 10 ditëve të fundit të Ramazanit
Dje Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan kishte ftuar të gjitha familjet me jetimë që të marrin një pako ushqimore me gjërat me elementare për përgatitjen e iftarit.
Agim Hyseni, sekretar i KBI-së së Gjilanit tha se këtë aktivitet, KBI me këta fëmijë, e bënë që nga paslufta e këndej. Ata herë pas herë janë ndihmuar me ndihma të ndryshme përpos që kanë marrë ndihma të vazhdueshme mujore.
Këtij Ramazani këto familje pos paketës ushqimore morën edhe një zarf me para të gatshme (30 €) të cilat i kishte sjellë mërgimtari ynë nga Dietikoni (Zvicra) Muhamed Ismajli.
“Këto mjete i kishte tubuar nga grupi i tyre i ngushtë bamirës, që të gjithë mërgimtarë nga Cyrihu. Shuma e përgjithshme për këto familje ishte 3750 €. Lusim Allahun që kontribuuesit ti shpërblejë me të mirat e Tija të pakufishme”, ka bërë të ditur Agim Hyseni , sekretar i KBI-së së Gjilanit.