Kombëtarja e Shqipërisë pas fitores ndaj Ukrainës, tri ditë më parë, nuk ia doli të bëjë të njëjtën gjë edhe në duel me Gjeorgjinë.
Kuqezinjtë janë mundur me rezultat 0-1, të martën mbrëma në ‘Air Albania’ në ndeshjen e dytë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve.
Futbollistët e Shqipërisë të mbështetur fuqishëm nga tifozët shqiptarë, në pjesën e parë, bën lojë më të mirë, e kërkuan më shumë golin, megjithatë, nuk ia dolën që të gjejnë rrugën e golit.
Gjeorgjianët më mirë e nisen pjesëlojën e dytë, duke marrë dominimin në terren, derisa Kochorashvili (71’), shënoi një supergol për fitoren e skuadrës mysafire.
Pas golit të pësuar, të besuarit e brazilianit Sylvinho provuan më të gjitha forcat që të gjejnë të paktën golin barazimit, mirëpo, tentimet e tyre ishin të kota, derisa Gjeorgjia krejt në finish të kësaj sfidë farë lehtë ka mundur të shënojë edhe golin e dytë, por ishte Strakosha, i cili intervenoi duke shpëtuar gol të sigurt.
Gjeorgjia fiton në ‘Air Albania’ dhe merr kreun e Grupit 1 në Ligën B me gjashtë pikë të tubuara, tri më shumë së Shqipëria dhe Çekia.