Delegacioni nga Iowa, SHBA, realizoi një vizitë të veçantë në brendin e njohur RC Cola Kosova, në Gjilan. Vizita filloi me një pritje të ngrohtë dhe mikpritëse nga ekipi i RC Cola, ku mysafirët patën mundësinë të njihen nga afër me funksionimin dhe standardet e larta të këtij brendi global në Kosovë.
Përfaqësuesit nga Cedar Rapids, Iowa, ishin të impresionuar nga ambienti modern dhe i organizuar i fabrikës, që në fillim krijoi një përshtypje pozitive. Gjatë turit, ata u fascinuan nga teknologjia e avancuar dhe përkushtimi për cilësi, që shoqëronte çdo fazë të prodhimit. Procesi i mbushjes dhe paketimit të produkteve i la ata me përshtypjen se cilësia në RC Cola është jo vetëm prioritet, por një kulturë e përditshme.
Vizitorët gjithashtu mësuan për historinë dhe suksesin e RC Cola në tregun e Kosovës, duke e bërë këtë brend të preferuar në rajon. Ata u mahnitën nga mënyra se si RC Cola ka arritur të përshtatet me shijet lokale, pa komprometuar cilësinë.
Vizita përfundoi me një degustim të produkteve ku mysafirët shijuan RC Cola të freskët dhe të ftohtë, duke ndarë përshtypjet pozitive dhe përgëzuar ekipin për punën e tyre të shkëlqyer. Ky takim ishte një shkëmbim i frymëzueshëm kulturor dhe profesional, duke forcuar lidhjet midis miqve nga Iowa dhe komunitetit të RC Cola në Kosovë./Radio Star/