Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i ofrohet mbrojtje e përkohshme 85 shtetasve afganë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se këta persona do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga institucionet relevante të sigurisë.
“Duke u bazuar në vlerat tona në mbështetje të të drejtave njerëzore, mikpritjes dhe solidaritetit, propozoj para jush ofrimin e mbrojtjes së përkohshme për një grup të identifikuar prej 15 shtetasve afganë së bashku me anëtarët e familjeve të tyre, në total 85 persona. Që nga fillimi i konfliktit në Afganistan, Republika jonë ka dëshmuar përkushtimin dhe profesionalizmin e saj në ofrimin e strehimit të personave të rrezikuar dhe ky akt përfaqëson vazhdimësinë e ndihmës sonë”, ka thënë Sveçla.