Sot, në përvjetorin e parë të shkuarjes në amshim, kujtuam e nderuam kryetarin e Ansamblit ‘Gjilani’, mikun tonë që nga fëmijëria e deri në fund të jetës së tij, artistin e madh e të papërsëritshëm, Nehat Ferati.
Me shokë, miq, kolegë e familjarë, kujtuam veprimtarinë e tij artistike e kulturore, si një shembull i pashoq i kontributit për artin dhe kulturën gjilanase ndër vite.
Nehati u rritë si një djalë i familjes, por jeta dhe vepra e tij bëri që të vdes si një artist i tërë Gjilanit. Do ta kujtojmë përherë ashtu siç edhe ishte; i urtë, profesionist, i dashur, i artikuluar e shumë i respektuar!