Ilir Tahiri, aktivist dhe antar i PDK-së në Gjilan, ka shkruar se milionat e buxhetit të Kosovës çdo vit jepen për pensionistët që nuk jetojnë në Kosovë, ai ka shkruar se çdo ditë shoh përfitues të cilët vijnë nga Serbia për t’u lajmëruar që janë gjallë dhe lajmërohen në Entin Pensional në Gjilan.
Ky është shkrimi i plotë👇
Miliona euro çdo vit nga buxheti i Kosovës jepen për pensionistët të cilët nuk jetojnë në Kosovë.
Paragrafi 1.14 i nenit 2 të ligjit për skemat pensionale ua ndalon të përfitojnë nga kjo skemë atyre që gjatë 12 muajve nuk qëndrojnë në Kosovë 183 ditë.
Unë çdo ditë shoh “qytetarë” përfitues të cilët vijnë nga Serbia për t’u lajmëruar që janë gjallë në zyrat e Entit Pensional në Gjilan.
Nga kjo skemë përfitojnë edhe ish-policë dhe ish-oficerë që kanë shërbyer dhe jetuar në Kosovë, të cilët pas luftës jetojnë në Serbi. Për këta “veteranë” të luftës, përfitues të skemës pensionale, asnjëherë nuk është bërë zhurmë as në rrjetet sociale, as në debate televizive, dhe as në parlamentin e Kosovës.
Nëse ligji parashikon që kësaj kategorie të përfituesve nuk u lejohet përfitimi i pensioneve, nuk e di ku qëndron problemi që këtyre nuk u ndërpriten pensionet.
Qeveria ka vendosur që familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së nuk mund të gëzojnë dy pensione, shkelje të cilën e ka vërtetuar edhe Gjykata Kushtetuese. Për këtë shkelje kushtetuese nuk është bërë zhurmë asnjëherë.
Kjo kategori vazhdon të mos i gëzojë pensionet që u takojnë, ndërsa në anën tjetër miliona euro jepen për ata që gjatë 365 ditëve të vitit qëndrojnë në Kosovë nga 2 deri në 50 ditë.