KRU “Hidromorava”, ka njoftuar se ka zbuluar disa kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit shkruan Radio Star.
Andaj KRU “Hidromorava”, thekson se do të merr masa ndaj të gjithe atyre që shkelin ligjin dhe bëjnë kyçje ilegale.
Ekipet inspektuese duke bërë një punë të jashtëzakonshme në identifikimin e kyçjeve ilegale të ujësjellësit!
Njoftimi i plotë:
🚱Vjedhja e shërbimeve të ujësjellësit është vepër penale
➡️Vazhdojnë inspektimet në Zonën e Shërbimit, ku ekipet tona kontrolluese kanë hasur në konsumatorë të pandërgjegjshëm që keqpërdorin shërbimet e ujësjellësit.
Të gjitha rastet e keqpërodrimit, si:
➡️Lidhje ilegale,
➡️Largim i ujëmatësit pa lejen e Ofruesit të Shërbimeve, etj
do të trajtohen sipas LIGJI Nr. 05/L -042, PËR RREGULLIMIN E SHËRBIMEVE TË UJIT dhe KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
🚱Vjedhja e ujit përveç që është vepër penale, është edhe jo humane pasi privon të tjerët nga e drejta universale e njeriut për qasje në ujë të pijes.