Sot, bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në përvjetorin e rivarrimit dhe bashkimit të tyre në kodrën e cila pasqyron lavdinë tonë kombëtare.
Të rënët në altarin e lirisë janë të vetmit që e kanë kryer detyrën ndaj atdheut. Ata janë arsyeja që ne sot jetojmë të lirë, në vendin dhe shtetin tonë me shumë mundësi e pa pengesa. Dikur nuk kishim asgjë, sot kemi gjithçka.
Lavdi të rënëve për liri!
Mirënjohës përjetë të gjithë atyre që dhanë kontribut për atdheun në secilën etapë të historisë sonë!