Skuadra e Dritës do të përpiqet të reagoj pas humbjes që e pësoi vikendin e shkuar në derbin e xhiros së pestë kundër Llapit.
Të dielën, Drita pësoi në Podujevë me rezultatin 1:0 për ta regjistruar humbjen e parë këtë sezon në elitën e futbollit kosovar.
Reklamë
ADVERTISEMENT
Të mërkurën, skuadra e Gjilani luan ndeshjen e mbetur të xhiros së parë, ku do të përballet me ekipin e Malishevës.
Kjo ndeshje është shtyrë për shkak të angazhimeve të Dritës në kualifikimet e garave evropiane dhe tani do të zhvillohet të mërkurën prej orës 15:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Për dallim prej Dritës që ka një humbje e një fitore në dy ndeshje të luajtura këtë sezon, skuadra e Malishevës po kalon nëpër një formë të mirë.
Së bashku me Ballkanin e Suharekën, Malisheva nuk di ende për humbje këtë sezon dhe në katër ndeshje të zhvilluara deri më tani, i ka tubuar 10 pikë.
Nga dhjetë pikë i kanë edhe Ballkani e Suhareka, ndërkohë Drita renditet e parafundit pas dy ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll.